Rreth Nesh
Misioni, Vizioni dhe Vlerat
QAGJZH vepron për të avancuar të drejtat e njeriut nga këndvështrimi i barazisë dhe drejtësisë gjinore përmes veprimeve gjinore, zhvillimit të politikave dhe analizave gjinore.
Vizioni: QAGJZH kërkon një shoqëri ku të drejtat e njeriut garantohen dhe promovohen.
Vlerat e QAGJZH-së
- Paanshmëria – QAGJZH nuk është e lidhur me asnjë organizatë fetare apo parti politike;
- Paqja – QAGJZH promovon një kulturë paqeje dhe harmonie;
- Integriteti – QAGJZH tregon integritet në marrëdhëniet e saj me partnerë dhe bashkëpunëtorë kombëtarë e ndërkombëtarë, si dhe ndaj përfituesve kryesorë të saj;
- Fleksibiliteti – QAGJZH është e aftë ta përshtatë kapacitetin dhe ekspertizën e saj ndaj sfidave të reja shoqërore të lidhura me gjininë por jo vetëm;
- Angazhimi – QAGJZH është e angazhuar plotësisht për të promovuar vizionin dhe misionin e saj dhe ka një qasje proaktive në punën për një shoqëri më të mirë ku askush nuk margjinalizohet;
- Besimi – QAGJZH është e bindur për rëndësinë e misionit të saj dhe e përdor këtë besim si një faktor madhor motivimi dhe frymëzimi në punën e saj të përditshme;
- Transparenca – QAGJZH është e angazhuar për të siguruar transparencën e projekteve dhe aktiviteteve të saj duke shërbyer si shembull për sektorin e shoqërisë civile në vend;
- Respekti – QAGJZH është e vetëdijshme për ndjeshmërinë që duhet treguar në një pjesë të konsiderueshme të punës së saj, në marrëdhëniet me pjesët vulnerabël të popullsisë dhe është e përkushtuar për të respektuar dinjitetin e përfituesve kryesorë të punës së saj;
- Qasja pjesëmarrëse (menaxhimi dhe koordinimi) – QAGJZH beson në fuqinë e punës në grup dhe bashkëpunimit dhe si rrjedhojë angazhohet për të marrë pjesë në projektet dhe nismat e organizatave të tjera duke lehtësuar punën e tyre.