Evente
Konferencë Kombëtare "Integrimi Evropian dhe Angazhimi Qytetar për Demokracinë Lokale"
Të nderuara zonja dhe zotërinj
Rrjeti Përballja e Ofertave Politike (POP) ka kënaqësinë t’ju ftojë në Konferencën Kombetare: “Integrimi Evropian dhe Angazhimi Qytetar për Demokracinë Vendore”
Ky aktivitet organizohet në kuadër të Projektit “Kontrata Sociale 2023: Forcimi i Angazhimit të Qytetarëve në Qeverisjen Vendore” i cili mbështetet nga Olof Palme International Centre dhe Qeveria Suedeze dhe National Endwoment for Democracy.
Konferenca do të organizohet në datë 5 Mars 2024 nga ora 09:30 – 14:00 në Sallën Consortium, Hotel Tirana International, Tiranë.
Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues të Pushtetit qendror dhe vendor, përfaqësi diplomatike, organizata të shoqërisë civile nga Shqipëria, Rajoni dhe Evropa si edhe Agjenci të ndryshme që operojnë në Shqipëri për forcimin e demokracisë vendore.
Duke ju falenderuar paraprakisht, ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri në datë 1 mars, 2024 në adresën: [email protected] ose në numrin e telefonit: +355 696120169
RRJETI POP