Rritja e Punësueshmërisë përmes Mentorimit Social në Shqipëri

Titulli i projektit: Rritja e Punësueshmërisë përmes Mentorimit Social në Shqipëri

Kohëzgjatja e projektit: Korrik 2023 - Korrik 2024

Donatori: GIZ - Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit

Objektivi: Aftësitë personale dhe profesionale për të gjetur punësim të individëve (të mentoruarve) që e kanë të vështirë të punësohen, të forcohen përmes udhëzimit dhe këshillimit nga mentorët socialë.

Nën-objektivi 1: Forcimi i kapaciteteve të GADC-së dhe 10 mentorëve të përzgjedhur për mentorimin social.

Nën-objektivi 2: Persona të papunësuar nga grupe të margjinalizuara të kenë përmirësuar punësueshmërinë e tyre.

“Mentorimi Social” është një metodologji që trajnon profesionistë (p.sh., punonjës socialë dhe psikologë) për të punuar me persona të përjashtuar nga tregu i punës dhe për t’i mentoruar ata në një proces afatgjatë të gjetjes dhe fillimit të një pune, duke forcuar vetëbesimin dhe aftësitë e buta të tyre dhe duke i ndihmuar në kapërcimin e pengesave administrative. Kjo metodologji ka rezultuar tashmë e suksesshme për integrimin në punësim të personave të disavantazhuar në Maqedoninë e Veriut, është pilotuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe tani është nevoja që të përhapet në mënyrë sistematike në nivel kombëtar në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në Shqipëri kjo metodologji po zbatohet nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim. 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list