Projekte
Hartëzimi Social në Bashkinë Mat për të Moshuarit
Titulli i projektit: Realizimi i hartëzimit social LNOB dhe politikëbërjes së bazuar në evidenca në Bashkinë Mat për Shërbimet e Qendrave Ditore për të Moshuarit
Kohëzgjatja e projektit: Korrik 2023- Maj 2024
Donatori: Shoqata për Autonomi Vendore në Shqipëri
Qëllimi dhe Objektivat e Projektit: Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në drejtim të përfshirjes sociale të grupeve të disavantazhuara, duke përmirësuar cilësinë e jetës si dhe nxitur kohezionin social në nivel vendor duke promovuar lokalizimin e Agjendës 2030 dhe objektivave të saj, në veçanti parimit Leave no One Behind – LNOB (Askush të Mos Mbetet Pas) në nivelin e bashkisë.
Objektivat specifike:
- Të kontribuojë për përmirësimin e hartimit të politikave vendore të mbrojtjes sociale për grupet e cenueshme në harmonizim me planet kombëtare të zhvillimit
- Të mbështesë Bashkinë Mat në zbatimin e metodologjisë së hartëzimit social LNOB në koordinim me stafin e qeverisë vendore. Kjo metodologji shtjellohet në kursin e-Learning të NALAS, “LNOB Social Mapping and Evidence-based Policy Making” (Hartëzimi Social LNOB dhe Politikëbërja e Bazuar në Evidenca).
- Të mbështesë Bashkinë Mat në zhvillimin e rekomandimeve të politikave bazuar në gjetjet e hartëzimit social dhe në përputhje me OZHQ-të prioritare dhe synimet përkatëse.
- Të mbështesë Bashkinë Mat në integrimin e rekomandimeve të politikave brenda programit përkatës të mbrojtjes sociale.