Activities
GADC ne Forumin FREJA - Edicioni i 15-të
Ne datat 12-14 nentor 2021, u organizua ne format hibrid Forumi i 15-të, FREJA. Qendra Aleanca Gjinore per Zhvillim prej vitesh eshte pjese e Forumit FREJA dhe pjesemarrese aktive e Forumeve vjetore. Edhe ne kete 15 vjetor te Freja Forum, ne ishim pjese në Bruksel dhe online per të diskutuar mbi demokracinë, mundësitë e barabarta dhe qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm.
Fondacioni FREJA Forum ka për qëllim të promovojë organizatat e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, Turqi dhe në Bashkimin Evropian për të forcuar rolin dhe punën e tyre për të qenë një aktor i rëndësishëm dhe efikas në shoqërinë civile, bazuar në vlerat e demokracisë dhe mundësive të barabarta.
Forumi FREJA është një bashkëpunim midis OShC-ve në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Suedi dhe Turqi mbështetur nga organizatat në Kosovë dhe Mal të Zi.
Per te mesuar me shume mbi temat, seminaret dhe workshopet e organizuara ju lutemi te klikoni ketu.