Events
Konferencë Kombëtare “Zëri i Qytetarëve dhe Reforma Territoriale”
Rrjeti “Përballja e Ofertave Politike” (POP), në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë dhe Qendrën “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC), ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në konferencën:“Zëri i Qytetarëve dhe Reforma Territoriale: Roli i Shoqërisë Civile në Përforcimin e Demokracisë Vendore dhe Llogaridhënies në Shqipëri”
Ky aktivitet synon të krijojë një hapësirë dialogu ndërmjet institucioneve qendrore dhe vendore, organizatave të shoqërisë civile, ekspertëve, mediave dhe partnerëve ndërkombëtarë mbi reformën territoriale dhe rëndësinë e vendosjes së zërit të qytetarëve në qendër të këtij procesi.
Konferenca do të trajtojë perspektivat institucionale dhe qytetare mbi reformën territoriale, ndikimin e saj në cilësinë e shërbimeve publike dhe zhvillimin lokal, si dhe sfidat dhe mundësitë për rritjen e pjesëmarrjes qytetare, forcimin e decentralizimit, transparencës dhe llogaridhënies në nivel vendor.
• Data: 5 Mars 2026
• Ora: 09:30 – 14:30
• Vendi: Hotel Marriott, Salla Amantia 2 & 3, Tiranë
Konfirmoni pjesemarrjen tuaj deri ne date 3.3.2026 duke na shkruar ne [email protected]
Ju mirepresim!
GADC
Research and Papers






