Activities
Takimi i Rrjetit Rajonal - Rritja e Qasjes të Grave në Punësim
Në datë 9 korrik, Qendra "Aleanca Gjinore për Zhvillim" dhe Demokracia për Zhvillim (D4D) patën takimin e katërt dhe të fundit të Komitetit Rajonal për projektin "Rritja e Qasjes të Grave në Punësim" i financuar nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë.
Përfaqësuesit e Inspektoratit të Punës, Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri u takuan me përfaqësues nga Avokati i Popullit, Instituti GAP dhe UNDP në Kosovë me të cilët ndanë përvojat dhe rekomandimet për fuqizimin ekonomik të grave në Shqipëri dhe Kosovë.
Gjetjet dhe rekomandimet e Policy Paper-it "Rritja e Qasjes të Grave në Punësim" u ndanë nga ekspertja. Pjesëmarrësit nga të dy vendet adresuan çështjet kryesore dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.