GREEN TIES: Bashkepunim nderkufitar per qytete me te gjelbra, trashegimi kulturore dhe zhvillim te qendrueshem

Qendra “Aleanca Gjinore per Zhvillim” (GADC) kontribuoi ne organizimin e takimit te pare te projektit “GREEN TIES: Lidhja e qytetareve, trashegimise dhe qendrueshmerise”, i cili u zhvillua gjate dy diteve ne ambientet e Europe House ne Tirane.

I financuar nga Bashkimi Evropian, projekti GREEN TIES bashkon organizaten Democracy Plus nga Kosova, Qendren “Aleanca Gjinore per Zhvillim” (GADC) nga Shqiperia dhe Bashkine Mesagne ne Rajonin e Pulias, Itali. Kjo iniciative synon te forcoje bashkepunimin nderkufitar, duke lidhur qytetaret, institucionet dhe organizatat e shoqerise civile nga Tirana, Prishtina dhe Mesagne rreth ceshtjeve te trashegimise kulturore, qendrueshmerise mjedisore dhe zhvillimit urban gjitheperfshires.

Takimi mblodhi perfaqesues te autoriteteve vendore dhe rajonale, organizatave te shoqerise civile dhe aktoreve te tjere, duke krijuar nje hapesire per shkembimin e pervojave dhe diskutimin e mundesive per bashkepunim.

Ne aktivitet kontribuuan me fjalen e tyre:

Z. Aldrin Dalipi, Kryetar i Keshillit te Qarkut Tirane dhe President i Euroregjionit Adriatiko-Jonian;
Znj. Megi Fino, Kryetare e Keshillit Bashkiak te Tiranes;
Z. Francesco Michele Rogoli, Kryetar i Bashkise Mesagne, Itali.
Gjate diskutimeve u theksua rendesia e bashkepunimit ndermjet autoriteteve vendore dhe rajonale, shoqerise civile dhe qytetareve per mbrojtjen e trashegimise kulturore, promovimin e qendrueshmerise mjedisore dhe krijimin e qyteteve me te gjelbra, me te sigurta dhe me gjitheperfshirese.

Nje vemendje e vecante iu kushtua perfshirjes se perspektives gjinore dhe pjesemarrjes qytetare ne proceset e zhvillimit urban. U theksua se politikat dhe nderhyrjet per zhvillimin e qendrueshem duhet te marrin ne konsiderate nevojat dhe pervojat e ndryshme te grave, te rinjve, personave me aftesi te kufizuara dhe komuniteteve te margjinalizuara.

Pjesemarrja qytetare nuk duhet te kufizohet vetem ne informimin mbi vendimet qe ndikojne ne hapesirat publike, por duhet te perfshije mundesi konkrete per konsultim, dialog dhe kontribut te drejtperdrejte ne planifikimin dhe formimin e tyre.

Permes projektit GREEN TIES, organizatat partnere synojne te nxisin shkembimin e njohurive dhe praktikave te mira, te forcojne lidhjet ndermjet komuniteteve dhe institucioneve dhe te promovojne qasje pjesemarrese ndaj zhvillimit te qendrueshem vendor.

GADC shpreh falenderimet per te gjithe folesit, partneret, perfaqesuesit institucionale dhe pjesemarresit per kontributin e tyre ne kete aktivitet. GREEN TIES perfaqeson nje mundesi te rendesishme per ta shnderruar bashkepunimin nderkufitar ne veprime konkrete, duke vendosur qytetaret dhe nevojat e tyre ne qender te zhvillimit urban dhe mbrojtjes se trashegimise kulturore.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list