Activities
“Demokracia dhe Ti” – Platforma qe informon dhe fuqizon qytetaret per pjesemarrje aktive ne proceset demokratike
Sa i njohim te drejtat tona si qytetare? Ku mund te drejtohemi kur nje institucion publik nuk na jep informacion? Si funksionojne konsultimet publike dhe cili eshte roli i Keshillit Bashkiak? Si mund te identifikojme presionin dhe dezinformimin gjate proceseve zgjedhore?
Per t'u dhene pergjigje ketyre dhe shume pyetjeve te tjera, eshte krijuar “Demokracia dhe Ti”, nje platforme online qe synon te informoje dhe fuqizoje qytetaret, vecanerisht te rinjte, per te njohur dhe ushtruar te drejtat e tyre, si dhe per t'u perfshire ne menyre aktive dhe te informuar ne proceset demokratike dhe vendimmarrese.
Platforma ofron informacion praktik, artikuj informues, infografika dhe kuize interaktive, te organizuara ne kater fusha tematike kryesore:
Te Drejtat e Qytetareve – Informacion mbi te drejtat themelore, aksesin ne informacionin publik dhe mekanizmat per ushtrimin dhe mbrojtjen e tyre.
Proceset Demokratike – Njohuri mbi funksionimin e institucioneve, konsultimet publike dhe mundesite e pjesemarrjes qytetare ne vendimmarrje.
Parimet e Demokracise – Informacion mbi vlerat demokratike, transparencen, llogaridhenien dhe rolin e qytetareve ne nje shoqeri demokratike.
Te Rinjte dhe Zgjedhjet – Materiale mbi proceset zgjedhore, pjesemarrjen e te rinjve, identifikimin e dezinformimit dhe mbrojtjen e te drejtave zgjedhore.
Permes permbajtjeve te aksesueshme dhe kuizeve interaktive, platforma u mundeson perdoruesve jo vetem te informohen mbi ceshtje qe ndikojne ne jeten e tyre te perditshme, por edhe te testojne njohurite dhe te kuptojne me mire mundesite konkrete per angazhim qytetar.
“Demokracia dhe Ti” synon te nxise nje qytetari me te informuar, aktive dhe te ndergjegjshme per rolin e saj ne forcimin e demokracise dhe llogaridhenies institucionale.
Vizitoni platformen, eksploroni temat qe ju interesojne dhe testoni njohurite tuaja permes kuizeve.
Informohu. Testo njohurite. Merr pjese.
Platforma eshte e aksesueshme ne: https://popnetwork.al/demokracia-dhe-ti/
GADC
Research and Papers






