Activities
Lezhe | Trajnim per forcimin e kapaciteteve te profesionisteve te kujdesit shendetesor ne adresimin e Dhunes me Baze Gjinore
Në shumë raste, gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë me bazë gjinore nuk kërkojnë menjëherë ndihmë pranë institucioneve të specializuara. Shpesh, kontakti i parë me një profesionist ndodh në një qendër shëndetësore. Pikërisht për këtë arsye, roli i mjekëve dhe infermierëve është thelbësor në identifikimin e hershëm të rasteve të dhunës dhe orientimin e viktimave drejt mbështetjes që u nevojitet.
Në Lezhë, profesionistë të kujdesit shëndetësor parësor nga Qendrat SHendetesore Kolsh, Blinisht, Kallmet/Ungrej, Shëngjin, Balldre, Shënkoll, Dajç, Lezhë, Zejmen dhe NJVKSH Lezhë u bënë pjesë e një trajnimi të dedikuar për forcimin e kapaciteteve në reagimin ndaj dhunës me bazë gjinore.
Pjesëmarrësit përfaqësuan si zonat urbane ashtu edhe ato rurale të bashkisë, duke sjellë përvoja dhe sfida të ndryshme nga puna e tyre e përditshme me komunitetin. Përmes diskutimeve praktike dhe analizës së rasteve konkrete, ata reflektuan mbi mënyrat më efektive për identifikimin e shenjave të dhunës, komunikimin me viktimat dhe referimin e tyre drejt shërbimeve përkatëse.
Kur profesionistët e shëndetësisë janë të përgatitur për të njohur dhe adresuar dhunën me bazë gjinore, sistemi shëndetësor bëhet një pikë më e sigurt mbështetjeje për gratë dhe vajzat që kanë nevojë për ndihmë.
Trajnimet po organizohen nga Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC) në kuadër të projektit AGORA, i cili zbatohet me mbështetjen e European Union in Albania në partneritet me Shoqata Together for Life dhe Institute of Romani Culture in Albania - IRCA
Ky publikim është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
GADC
Research and Papers






