Trajnim në Cëravë: Gratë Forcojnë Qëndresën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

Më 23 janar 2026, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) organizoi një trajnim me gra nga njësia administrative Dardhas, Pogradec, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar reziliencën komunitare ndaj ekstremizmit të dhunshëm.

Takimi u karakterizua nga diskutime të hapura dhe një nivel i lartë angazhimi, duke nxjerrë në pah potencialin e grave si aktore kyçe në parandalimin e radikalizimit dhe në promovimin e një klime sigurie dhe bashkëjetese në komunitet.

Gjatë sesionit u analizuan faktorët që mund të çojnë drejt radikalizimit, u identifikuan shenjat e hershme paralajmëruese dhe u prezantuan mënyra konkrete ndërhyrjeje përmes forcimit të rrjeteve sociale, komunikimit të hapur dhe bashkëpunimit mes anëtarëve të komunitetit.

Ky trajnim u zhvillua në kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndresës tek të Rinjët dhe Gratë në Pogradec për të Parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm”, pjesë e skemës së nën-grantimit të projektit “Fuqizimi i Strukturave Lokale dhe Institucioneve Qeveritare për të parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm dhe për të mbështetur procesin e Rehabilitimit dhe Ri-integrimit në Shqipëri”, financuar nga GCERF dhe zbatuar nga Nisma-ARSIS në koordinim me Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE) dhe ACPD.

#GADC #QKEDH #GCERF #ARSIS #Pogradec #NdërtojmëQëndresë #StopEkstremizmit #YouthEmpowerment #WomenLeadPeace

 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list