Activities
Konsolidimi i Aftësive dhe Përmbyllja e Ciklit të Trajnimeve për Sapunin Artizanal Peshkopi
Të dielën, më 26 tetor 2025, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) zhvilloi në Peshkopi trajnimin e shtatë dhe përmbyllës për prodhimin e sapunit artizanal, në kuadër të projektit “Ajo Drejton – Fuqizim Ekonomik për Gratë e Peshkopisë”, të mbështetur nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.
Ky sesion shërbeu për konsolidimin e njohurive dhe aftësive të fituara gjatë gjithë ciklit të trajnimeve. Gratë punuan në mënyrë më të pavarur, duke ndjekur procesin e prodhimit nga fillimi deri te produkti final dhe duke reflektuar mbi përvojën e tyre përgjatë trajnimeve.
Me përfundimin e këtij cikli, gratë pjesëmarrëse janë pajisur me aftësi konkrete dhe të aplikueshme, duke hedhur themelet për vetëpunësim dhe për zhvillimin e bizneseve të vogla artizanale në komunitet.
#AjoDrejton #FuqizimEkonomik #GratëNëBiznes #SapuneArtizanal #Peshkopi #Vetëpunësim #Artizanat
GADC
Research and Papers






