Activities
Përmirësimi i Teknikës dhe Cilësisë në Prodhimin e Sapunit Artizanal nga Gratë në Peshkopi
Të shtunën, më 25 tetor 2025, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) zhvilloi në Peshkopi trajnimin e gjashtë në kuadër të projektit “Ajo Drejton – Fuqizim Ekonomik për Gratë e Peshkopisë”, të mbështetur nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.
Gjatë këtij sesioni, fokusi ishte në përmirësimin e teknikës së prodhimit dhe rritjen e cilësisë së sapunit artizanal. Gratë punuan mbi rafinimin e recetave, përzierjen më të saktë të përbërësve dhe përgatitjen e produkteve me standard më të lartë, duke i kushtuar vëmendje strukturës dhe qëndrueshmërisë së sapunit.
Ky trajnim ndihmoi pjesëmarrëset të kuptojnë rëndësinë e cilësisë në artizanat dhe t’i afrohen më shumë prodhimit të një produkti të gatshëm për tregun lokal.
#AjoDrejton #FuqizimEkonomik #GratëNëBiznes #SapuneArtizanal #Peshkopi #Vetëpunësim #Artizanat
GADC
Research and Papers






