Activities
Nga Praktika në Produkt: Sapunët e Parë Artizanalë të Grave në Peshkopi
Të shtunën, më 18 tetor 2025, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) zhvilloi në Peshkopi trajnimin e pestë në kuadër të projektit “Ajo Drejton – Fuqizim Ekonomik për Gratë e Peshkopisë”, të mbështetur nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.
Ky sesion ishte sërish i fokusuar në praktikën e prodhimit të sapunit, ku gratë pjesëmarrëse punuan vetë, duke ndjekur hap pas hapi procesin nga përgatitja e formulës bazë dhe përzierja e përbërësve, deri te formësimi i produktit final.
Grupi i dytë i grave krijoi sapunët e tyre të parë artizanalë, ndërsa njëkohësisht u hoqën nga format edhe sapunët e përgatitur gjatë trajnimit të kaluar, duke bërë të dukshme rezultatet e punës dhe përkushtimit të tyre.
Pas disa javësh mësimi teorik e praktik, ky trajnim forcoi më tej besimin e grave se artizanati nuk është vetëm një pasion, por një mundësi reale për vetëpunësim dhe zhvillim ekonomik lokal.
#AjoDrejton #FuqizimEkonomik #GratëNëBiznes #SapuneArtizanal #Peshkopi #Vetëpunësim #Artizanat
GADC
Research and Papers






