Take Action
Aktivitet Avokues për një Tranzicion të Drejtë në Shqipëri
Qendra "Aleanca Gjinore per Zhvillim" ka organizuar aktivitetin avokues “Integrimi i Parimeve të Tranzicionit të Drejtë në Politikat Kombëtare”, në kuadër të projektit Fashioning a Just Transition (2024–2027), mbështetur nga Clean Clothes Campaign dhe bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian (European Commission)
#EUDEARProgramme #EUPartnerships (INTPA) #justfashion
Gjate ketij takimi:
- U prezantua Dokumenti i Politikave mbi integrimin e parimeve të Tranzicionit të Drejtë në politikat kombëtare të punës, barazisë gjinore dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
- U zhvillua një panel me përfaqësues nga institucionet publike, sektori privat pro.eksport , mekanizmat e mbrojtjes nga diskriminimi Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore Bashkia Tiranë (Drejtoria e Sherbimit Social dhe ajo e Nxitjes se Punesimit) dhe organizatat e shoqerise civile.
- U prezantua videoja dhe Manifesti i Punonjëseve të sektorit të veshjeve, një dokument i fuqishëm i hartuar nga vetë punonjëset, me kërkesat dhe prioritetet e tyre për një ekonomi të drejtë dhe të gjelbër.
Në përfundim të aktivitetit, do të nisim shpërndarjen e Manifestit të Punonjëseve pranë organizatave të shoqërisë civile, duke i ftuar të gjitha organizatat ta mbështesin dhe ta firmosin. Manifesti do të përdoret gjithashtu në proceset e avokimit në nivele të larta vendore dhe qendrore, me qëllim që kërkesat e punonjëseve të pasqyrohen në dokumentet kombëtare të politikave.
Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe partnerët për kontributin e çmuar në këtë proces të rëndësishëm për punonjëset dhe për industrinë në Shqipëri.
Ky aktivitet organizohet nga Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” dhe përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e organizatës, pa përfaqësuar domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian.
#fashioningajusttransition #EUfunded #genderequality #JustTransition #tëdrejtatepunëtorëve #justfashion.
GADC
Research and Papers






