Take Action
Një Ditë Historike për Shqipërinë: Miratohet Ligji “Për Barazinë Gjinore (2025)”
6.11.2025 Fitore historike! Sot, Shqipëria zgjodhi barazinë!
Me miratimin e ligjit “Për Barazinë Gjinore (2025)”, vendi ynë bëri një hap historik drejt një shoqërie që nuk e përmend barazinë si slogan, por e zbaton si detyrim kushtetues, standard europian dhe vlerë kombëtare, të mbështetur në parimin se të drejtat e njeriut janë universale, të pandashme dhe të patjetërsueshme.
Sot, fituan të gjitha gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë e Shqipërisë!
Ky ligj forcon themelet e familjes shqiptare, demokracisë dhe zbatimin e parimit të mosdiskriminimit, duke sjellë risi të thella në historinë e legjislacionit për barazinë gjinore:
- Mekanizma konkrete zbatimi dhe llogaridhënieje;
- Mbrojtje të plotë në vendin e punës për gratë dhe burrat;
- Koordinim të qartë ndërinstitucional për barazinë gjinore;
- Edukim dhe buxhetim me ndjeshmëri gjinore;
- Njohje të punës së papaguar të kujdesit dhe ndarjes së drejtë të përgjegjësive familjare;
- Përfaqësim të barabartë në politikë dhe në vendimmarrje.
Ky nuk ligj nuk është vetëm një instrument juridik, por dëshmi e një Shqipërie moderne dhe të drejtë, që zgjodhi drejtësinë mbi frikën, faktet mbi dezinformimin dhe dinjitetin njerëzor mbi paragjykimin.
Sot, Shqipëria dëshmoi se demokracia nuk trembet nga barazia, ajo ndërtohet prej saj!
GADC
Research and Papers






