Take Action
DEKLARATË E ORGANIZATAVE TË MBROJTJES SË TË DREJTAVE TË NJERIUT PËR SOLIDARITET
Organizatat e shoqërisë civile, mbrojtëse të të drejtave shprehim mbështetjen tonë për Mirela Arqimandritin, aktiviste dhe drejtore ekzekutive e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim, me eksperiencë 30-vjeçare në mbrojtje të të drejtave të grave.
Ne shprehim solidaritetin tonë të plotë me një nga aktivistet më të hershme dhe më të zëshme për të drejtat e grave.
Ngjarjet e fundit në emisionin “Off Record” në A2 CNN, më 28 tetor, ku Mirela u sulmua verbalisht dhe publikisht flasin qartë për mendësinë patriarkale dhe mizogjininë me të cilën përballet çdo grua apo person që kërkon të mbrojë të drejtat e saj/tij. https://www.youtube.com/watch?v=B3KixujrXto
Komentet fyese dhe sulmet e përdorura nga disa prejt të ftuarve në studio, duke përfshirë gjuhën seksiste dhe diskriminuese nuk përfaqësojnë opinionin publik apo debatin e shëndetshëm por janë shprehje e qartë e dhunës verbale dhe publike.
Përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe etiketimi fyes i aktivisteve dhe aktivistëve përbën shkelje të qartë të normave ligjore, standardeve të drejtësisë dhe respektit për dinjitet njerëzor.
Kjo është një ftesë për të reflektuar mbi mënyrën se si shoqëria jonë trajton gratë dhe grupet e margjinalizuara dhe për të kërkuar përgjegjësi nga platformat mediatike që i japin zë urrejtjes.
Ne si organizata mbrojtëse të të drejtave të njeriut/të grave, nuk do të heshtim përballë mizogjinisë dhe dhunës verbale.
Ky lloj diskursi shkel jo vetëm normat morale dhe etike, por edhe legjislacionin shqiptar dhe instrumentet ndërkombëtare për mbrojtjen nga diskriminimi.
Ne theksojmë se heshtja përballë këtyre sulmeve, i legjitimon ato.
Ne përkrahim fuqimisht Mirela Arqimandritin dhe çdo grua që guxon të flasë, si dhe përkrahim çdo person që kërkon barazi, drejtësi dhe dinjitet.
Barazia gjinore dhe respekti për të drejtat e njeriut nuk janë kërcënim, por parakusht për një shoqëri të drejtë, të sigurt dhe demokratike.
Ne bëjmë thirrje për:
1. Mbajtjen e përgjegjësisë publike ndaj individëve që përdorin gjuhë diskriminuese dhe dhunë verbale në mediat publike.
2. Zbatimin rigoroz të ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi, si dhe rishikimin e politikave editoriale që favorizojnë normalizimin e urrejtjes dhe mizogjinisë.
Ne nuk do të heshtim përballë mizogjinisë dhe çdo forme diskriminimi.
Solidariteti dhe mbrojtja e të drejtave të grave dhe komuniteteve të margjinalizuara janë detyrë e shoqërisë civile dhe përgjegjësi qytetare për një shoqëri më të drejtë.
1. AWEN – Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri
2. Gender Alliance for Development Center - GADC
3. Fondacioni “Së Bashku”
4. Albanian Woman in Audiovisual
5. Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT
6. Community Development Center "Today for the Future"
7. Instituti për Kontratën Shoqërore
8. Mental Health Albania
9. Shoqata “Intelektualët e Rinj, Shpresë”
10. Shoqata “Refleksione”
11. Open Mind Spectrum Albania
12. Albanian Disability Rights Foundation
13. Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS
14. CEDI - Qendra per Zhvillim dhe Integrim Europian
15. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA/ECPAT
16. Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë – ALO 116
17. Ambasada PINK
18. Koalicioni per Arsimin ne Shqiperi
19. Platforma Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri
20. The Science and Innovation for Development Centre – SCiDEV
21. Shoqata "Në Dobi Të Gruas Shqiptare"
22. Qendra sociale "Strehëza"
23. Organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë”
24. Qendra “Agritra-Vizion”
25. Shoqata “Une, Gruaja”
26. Qendra Psiko-Sociale “Vatra”
27. OB&O "Opportunity, Balance & Overcoming"
28. Qendra Komunitare ''Për Advokim Social''
29. Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje”
30. Qendra Sociale “Hapa të Lehtë”
31. New Bridges
32. Komiteti Shqiptar i Helsinkit
33. Solution Focused Initiative Albania – SFIA
34. Instituti per Ndryshim dhe Lidership ne Shqiperi – INLSH
35. Qendra “Të Drejtat e Njeriut në Demokraci” – QDNJD
36. Bash-Art
37. Together For Life
38. Instituti per Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare – IZHIQ
39. Qendra Për Nisma Ligjore Qytetare
40. Qendra A.L.T.R.I.
41. Young Women’s Christian Association of Albania – YWCA of Albania
42. Shoqata “Jona”
43. Lëvizja Rinore për Demokraci
44. Qendra Rinore e Vlorës
45. Organizata “Gruaja tek Gruaja”
46. Shoqata “Forumi i Gruas Elbasan”
47. Gruaja në Zhvillim Korçë
48. Qendra Për Progres Rinor Kukës
49. Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
50. Qendra “Epoka e Re” Fier
51. Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza
52. Qendra “Strehëza Edlira Haxhiymeri” - SEH
GADC
Research and Papers






