Kudo ku Shkon Moda, Shkon edhe Shfrytëzimi

24.09.2025 Një pagë e jetese nuk është privilegj; ajo është një e drejtë themelore e njeriut dhe një gur themeli i punës së denjë.

Por industria e modës është famëkeqe për shkeljet e të drejtave të punëtorëve dhe pagat e varfërisë. Shumë marka pretendojnë se kujdesen për punëtorët dhe duan të paguajnë paga jetese. Por kërkimet tona mbi pagat në fabrika anembanë botës që furnizojnë markat më të mëdha tregojnë se punëtorët nuk shohin asnjë rezultat nga këto premtime. 97.3% e markave të anketuara nuk paguajnë një pagë jetese, sipas të dhënave në https://fashionchecker.org/ 

Markat theksojnë se prodhimi i tyre krijon vende pune. Por çfarë vlere kanë këto vende pune kur mbajnë njerëzit të mbyllur në varfëri?! Dhe kur punëtorët ngrejnë zërin për të drejtat e tyre, shpesh përballen me represion, siç është rasti i goditjes ndaj punëtorëve në Bangladesh. Duket se kudo ku shkon moda, ndjek edhe shfrytëzimi.

Prandaj, pagat e jetesës mbeten një shtyllë kryesore e punës së Clean Clothes Campaign.
Kërkoni nga markat të kërkojnë nga furnitorët të heqin akuzat:
https://cleanclothes.org/campaigns/bangladesh-crackdown-2024 
Shikoni filmin “Sekret i Hapur: Kudo ku shkon moda, ndjek shfrytëzimi” mbi pagat dhe kushtet e punës në Leicester, MB: https://vimeo.com/704117986 

Na u bashkoni për Ditën e Veprimit për Pagën e Jetesës, më 25 shtator ora 17:00 prane Diges se Liqenit, në një fushatë globale që kërkon paga jetese për të gjithë punëtorët.

#LW4AllNotWealthForaFew
#LivingWageNow
#JustWages
#euDEARprogramme

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list