Trajnim mbi të Drejtat në Punë dhe Konceptin e Pagesës së Jetesës në Elbasan

Më 20 mars 2025, Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC) organizoi një trajnim mbi të drejtat në vendin e punës dhe konceptin e pagesës së jetesës. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e fasonerisë Milena Bis në Elbasan, me pjesëmarrjen e 15 grave të punësuara si rrobaqepëse në linjë prodhimi.

Gjatë trajnimit u trajtuan temat kryesore si:

  • Informacion mbi fushatën Clean Clothes Campaign (CCC)
  • Çfarë nënkupton paga e jetesës dhe karakteristikat e saj bazë
  • Pse paga e jetesës duhet të konsiderohet një standard global
  • Prezantimi i Deklaratës së GADC për Pagën e Jetesës
  • Objektivat e fushatave ndërgjegjësuese për pagën e jetesës

Gratë pjesëmarrëse treguan interes të lartë për temën dhe morën pjesë aktive në diskutim, duke ndarë përvojat e tyre personale mbi kushtet e punës. Ato folën për kontratat e punës që kanë, pushimet mujore, kompensimin për raportet mjekësore dhe lejen vjetore dyjavore. Edhe pse vlerësuan rritjen e pagës minimale, u shprehën se ajo vazhdon të mos përmbushë nevojat bazë të jetesës. Konceptin e pagesës së jetesës e konsideruan një ide të vlefshme dhe të nevojshme, që duhet të merret seriozisht nga punëdhënësit.

Gjithashtu, gratë reflektuan mbi ndryshimet pozitive ndër vite, duke përmendur kohët kur punonin pa kontratë, pa pushime dhe pa të drejtë për raport mjekësor. Megjithatë, theksuan se nuk duhet të kënaqemi me progresin e deritanishëm dhe se është e nevojshme të kërkohen më shumë të drejta. Disa u shprehën me shpresë se një ditë, edhe aspekti i kursimeve – sot pothuajse i pamundur për shumicën – mund të bëhet realitet.

Në përfundim të aktivitetit, pjesëmarrëset u shprehën të kënaqura që morën pjesë në trajnim dhe theksuan dëshirën që takime të tilla të organizohen më shpesh. Ne fund te takimit te gjitha pjesemarreset, nenshkruar Deklaraten e Pages se Jeteses. 

Aktiviteti u organizua ne kuader te projektit:  Përmirësimi i Kushteve të Punës në Industrinë e Tekstilit dhe Këpucëve në Evropën Juglindore – Vazhdueshmëria. 
Donatori: Bread for Life
Organizata udhëheqëse: Center for the Politics of Emancipation, Serbi
Organizatat zbatuese: Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (Shqipëri) dhe ZORA (Bosnje dhe Hercegovinë)

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list