KONFERENCË KOMBËTARE: “Transparenca dhe Përgjegjësia në Nivel Vendor - Vlerësimi i Proceseve të Konsultimit Publik”

Rrjeti “Përballja e Ofertave Politike” (POP) ka kënaqësinë t’ju ftojë në konferencën kombëtare për prezantimin e raportit krahasimor mbi zbatimin e ligjit të konsultimit publik nga pushteti vendor në 10 bashki1 të Shqipërisë. Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Rrjeti POP për Qeverisje të Mirë dhe Integritet,” i cili mbështetet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe Qeveria Suedeze.


Data: 19 Nëntor 2024
Ora: 10:30 - 14:00
Vendi: VH Premier AS Hotel, Tirana https://maps.app.goo.gl/eCd5QUdDfu1oUy2z8

Ky studim vlerëson transparencën dhe përgjegjësinë e pushtetit vendor në Shqipëri përmes zbatimit të ligjit për njoftimin dhe konsultimin publik, duke synuar rritjen e pjesëmarrjes qytetare dhe përmirësimin e qeverisjes vendore.

Rrjeti POP ka monitoruar dhjetë bashki gjatë shtator 2023 – maj 2024, duke analizuar efektivitetin e procedurave të konsultimit publik dhe publikimet zyrtare. Rezultatet tregojnë progresin dhe sfidat e bashkive në zbatimin e konsultimeve publike, si dhe ofrojnë rekomandime për rritjen e transparencës, përfshirjes qytetare dhe bashkëpunimit me institucionet lokale.


Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri në datë 15 nëntor 2024 në adresën [email protected] ose në numrin e telefonit: 0696120169

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list