Events
Tryezë Diskutimi: "Përmirësimi i Mbikëqyrjes dhe Raportimit në Qendrat e Kujdesit Shëndetësor Parësor kundër dhunës me bazë gjinore"
Aleanca Gjinore për Zhvillim, ju fton për të marrë pjesë në tryezën e diskutimit “Përmirësimi i
Mbikëqyrjes dhe Raportimit në Qendrat e Kujdesit Shëndetësor Parësor kundër dhunës me
bazë gjinore”
DATA: 25 Qershor 2024
KOHA: 10:00 – 12:30
VENDI: EU Info Center
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Avancimi i Barazisë Gjinore nëpërmjet
Mbikëqyrjes dhe Raportimit në Shqipëri” (AGORA), financuar nga Bashkimi Evropian.
Qëllimi i këtij aktiviteti është të prezantojë projektin dhe rezultatet e pritshme si dhe të krijojë
sinergji ndërmjet projekteve dhe nismave të ngjashme për të rritur përpjekjet bashkëpunuese
drejt barazisë gjinore dhe përgjigjeve efektive ndaj dhunës me bazë gjinore.
Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen në: [email protected] dhe/ose në numrin: +355696120169
GADC
Research and Papers






