Activities
Të Drejtat në Punë dhe Kushtet për Gratë Punonjëse – Takim në Elbasan
Më 30 nëntor 2024, GADC organizoi një takim ndërgjegjësues me gratë dhe vajzat nga dy fasoneri në Elbasan, ku u trajtuan nene të rëndësishme të Kodit të Punës, duke theksuar të drejtat dhe detyrimet e punonjëseve dhe punëdhënësve.
Diskutimet u përqendruan te kontratat e punës, koha e provës dhe mbrojtja ligjore për gratë shtatzëna. Pjesëmarrëset u informuan për pushimet e paguara të lindjes, përfitimet për fëmijët dhe të drejtat e baballarëve në lejen prindërore, çka nxiti diskutime mbi mentalitetin dhe rolin e burrave në kujdesin ndaj fëmijëve.
Diskutimi u zhvillua në një atmosferë interaktive dhe u mirëprit nga pjesëmarrëset. Gratë shfaqën interes të lartë dhe kërkuan organizimin e takimeve të tjera për të thelluar njohuritë e tyre mbi të drejtat në punë.
GADC
Research and Papers
