Trajnim me Gra në Biznes në Njësinë Administrative Nr 10, Tiranë

Me datën 29.12.2023, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim në vijim të implementimit të projektit "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe Perspektiva Gjinore në Zinxhirin e Vlerave të Biznesit". Ky projekt ka synuar të përballet me sfidat e barazisë gjinore dhe të fuqizojë rolin e grave sipërmarrëse, duke u përshtatur me kushtet e pandemisë COVID-19 dhe ndryshimet klimatike. Projekti mbështetet nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Tiranë.

Qëllimi i kryer i projektit është të thellojë qasjen e grave në tregun e biznesit dhe t'i ndihmojë ato të tejkalojnë pengesat dhe pasiguritë në zhvillimin e biznesit të tyre. Në këtë kontekst, më datën 29.12.2023, u organizua një sesion trajnimi me pjesëmarrjen e grave në biznes dhe stafit të njësisë administrative nr. 10. Trajnimi u fokusua në sfera të ndryshme, duke përfshirë aksesin financiar, buxhetimin, produkte bankare, zinxhiri i vlerave dhe sigurimet. Ky sesion ofroi njohuri dhe strategji që do të ndihmojnë gratë të bëjnë vendime të informuara për të avancuar biznesin e tyre në kushte të ndryshme.

 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list