Tryezë diskutimi “Sektori i prodhimit të veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri: sfidat, problematikat, zhvillimi i brandeve dhe e ardhmja"

Në datë 15 dhjetor 2023, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim ka organizuar në bashkëpunim me ProEksport Albania në qytetin e Beratit një tryezë diskutimi thelbësore me temën "Sektori i prodhimit të veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri: sfidat, problematikat, zhvillimi i brandeve dhe e ardhmja". Qëllimi i kësaj tryeze ishte të përqendrohej në diskutime mbi sfidat dhe problematikat që sektori i prodhimit të veshjeve dhe këpucëve po përjeton në këtë periudhë në Shqipëri, duke vënë theksin në ndikimin e tyre në zhvillimin e brandeve dhe duke diskutuar veprimet e nevojshme për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme.

Në tryezë, për të kontribuar në këtë diskutim, ishin të ftuar zyrtarë të sektorit të veshjeve dhe këpucëve, si dhe përfaqësues të kompanive të ndryshme të këtij sektori.

Pjesëmarrësit në tryezë shprehen për shqetësimet e tyre lidhur me situatën aktuale në sektor, duke theksuar luhatjet e mëdha të kursit të këmbimit gjatë vitit 2023. Në veçanti, forcimi i lekut në raport me monedhat e tjera ka sjellë humbje të mëdha për kompanitë eksportuese, duke i çuar ato në vështirësi financiare të konsiderueshme. Rritja e kostove gjithashtu ka impakt në prodhimin e brandeve në vend.

Kompanitë eksportuese dhe prodhuese po konstatohen të prodhojnë në rendiment më të ulët dhe ofrojnë një gamë më të kufizuar të produkteve për treg. Kjo situatë sjell si pasoje nevojën për numër më të vogël të punonjësve dhe shpesh rezulton në pushime nga puna. Duke qënë se  forca punës në këtë sektor është kryesisht femërore dhe nga familje me një ekonomi të dobët, impakti i kësaj dukurie prek drejtpërdrejtë këtë shtresë të punësuarish.

Në këtë kontekst, në tryezë u diskutua për mënyra veprimi që do të ndihmojnë në adresimin e sfidave dhe problematikave të identifikuara.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list