Takim me Gratë Punonjëse në Fasoneri në Qytetin e Shkodrës

Më 30 Nëntor 2023, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim mbajti një takim në Shkodër me gratë punonjëse të sektorit të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve. Znj. Arbana Dibra drejtoi diskutimin, i cili u fokusua në të drejtat e grave në tregun e punës. Në takim morën pjesë 24 gra dhe vajza nga fabrika të ndryshme, të cilat u informuan mbi Kodin e Punës, kontratat, dhe të drejtat e grave në kohë shtatzënie. Përveç kësaj, u trajtuan edhe temat e sigurisë në punë, punës së natës, dhe çështjet e diskriminimit dhe stresit në ambientin e punës. Si një mjet për raportim të shkeljeve, u prezantua Numri Jeshil.

Gjatë trajnimit, u identifikua një moskuptim lidhur me orët shtesë dhe pagat e tyre. Megjithatë, punonjëset e reja vlerësuan trajnimin si të informueshëm dhe shprehen se numri Jeshil është një mjet i vlefshëm për të raportuar shkeljet në vendin e punës. Takimi theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe edukimit për të drejtat e grave, duke adresuar çështje kritike që ndikojnë në jetën dhe punën e tyre në këtë sektor.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list