Takim me gratë punonjëse në fasoneri në qytetin e Korçës

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim ka mbajtur një takim me gratë punonjëse në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve në qytetin e Korçës më 23 nëntor 2023. Tema e takimit ishte "Mbrojtja e të drejtave të grave në tregun e punës," me moderatore znj. Eriona Pambuku. Në takim ishin 20 gra dhe vajza nga disa fasoneri të ndryshme.

Gjatë takimit, u bë një prezantim i detajuar për kontratat e punës për gratë punonjëse në fasonore, duke përfshirë ato individuale, kolektive, me kohë të caktuar dhe me kohë të papërcaktuar. Diskutimet përqendruan në rreziqet dhe të drejtat në punë, duke përfshirë rastet e sëmundjeve, dispozitat për gratë shtatëzana, marrëdhënien e punës, punën e natës, mëmësinë, përkujdesjen për fëmijët në ngarkim, lejen prindërore, orët e punës, funksionimi i punës me turne, koha javore e punës dhe pushimet. Po ashtu, u diskutua rreth mardhënieve të punëdhënësit dhe punëmarrësit në rastet e zgjidhjes së kontratës.

Përveç kësaj, një pjesë e rëndësishme e diskutimeve u përqendrua në orët jashtë orarit zyrtar të punës dhe pagesën për këto orë, si dhe sjelljen e palëve të interesuara, punëmarrësve dhe punëdhënësve, në rastin e ndërprerjes së kontratës. Takimi solli në pah çështje thelbësore që duhet të kuptojnë dhe trajtojnë me kujdes gratë në vendin e punës, duke përfshirë arsyet e mundshme të stresit në ambientin e punës.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list