Takim me Gratë Punonjëse në Fasoneri në Qytetin e Elbasanit

Më 22 Nëntor 2023, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim organizoi një takim në Elbasan me gratë punonjëse të sektorit të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve. Moderuar nga znj. Dhoksa Gjoka, takimi u përqendrua në mbrojtjen e të drejtave të grave në tregun e punës. Pjesëmarrësit, prej 38 gra dhe vajzash nga fabrika Albatekst, u informuan për Kodin e Punës, kontratat e punës, dhe drejtat e grave shtatzëna dhe me fëmijë. Diskutimet thelluan çështje të tjera si siguria në punë, puna e natës, dhe kujdesi për gratë në kohë shtatzënie.

Përveç kësaj, u adresuan edhe çështje si diskriminimi dhe stresi në ambientin e punës, dhe u prezantua Numri Jeshil si mekanizëm për raportim të shkeljeve të drejtave. Gratë dhe vajzat pjesëmarrëse shfaqën një interes të theksuar dhe shprehen se informacioni ishte i vlefshëm për të kuptuar më mirë të drejtat dhe kushtet e punës në sektorin e tyre. Takimi rikujtoi rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe edukimit për të drejtat e grave në botën e punës, duke sjellë në vëmendje temat kryesore që ndikojnë në kualitetin e jetës dhe punës së grave në këtë industri.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list