Takim në Librazhd: Një Kontribut në Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

Me datën 24 dhjetor 2023, Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim (GADC) organizoi një takim me te rinjtë e Librazhdit. Ky trajnim u mbështet nga projekti "Leaving the past behind: Building Resilience to violent extremism through support and education," i drejtuar nga Linja e Këshillimit për Gratë dhe Vajzat (CLWG) dhe financuar nga Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF).

Ky aktivitet po përbën një kontribut pozitiv në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm duke ofruar një alternativë të përgatitur dhe pozitive për të rinjtë, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për tregun e punës dhe duke i orientuar ata drejt një rrugë profesionale të suksesshme. Gjithashtu, programet te tjera si "Garancia Rinore për Zhvillim" ofrojnë mundësi shtesë për eksplorim dhe zhvillim të tyre në fushën e sipërmarrjes. Kjo ndërhyrje ndihmon në përmirësimin e situatës sociale dhe ekonomike në rajon.

Trajnimi i rradhes përfshiu identifikimin e problemit, zhvillimin e zgjidhjes, dhe rishikimin e zgjidhjes, duke ofruar një përqasje të thelluar dhe praktike. Pjesëmarrësit fituan aftësi për identifikimin e problemeve, zhvillimin e zgjidhjeve inovative, analizën për përmirësimin e aftësive, si dhe planifikimin e biznesit dhe hartimin e planeve të qëndrueshme për tregun.

 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list