Pre-incubation: Trajnim për Zhvillimin e Sipërmarrjes te të Rinjtë në Vlorë

Me datën 21 dhjetor 2023, Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim (GADC) organizoi një trajnim bazë për pre-incubation në biznes pranë Bibliotekës Vlorë dhe synoi të përgatiste 16 të rinj të moshës 18-19 vjeç nga Vlora për zhvillimin e biznesit. Ky trajnim, mbështetur nga projekti "Leaving the past behind: Building Resilience to violent extremism through support and education." Këtë program e drejton Linja e Këshillimit për Gratë dhe Vajzat (CLWG) dhe financohet nga Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF). 

Trajnimi përfshiu hapat kryesorë të identifikimit të problemit, zhvillimit të zgjidhjes, dhe rishikimit të zgjidhjes, duke ofruar një përqasje të thelluar dhe praktike për procesin. Pjesëmarrësit përfituan nga zhvillimi i aftësive për identifikimin e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve inovative.

Trajnimi inkurajoi analizën për përmirësimin e aftësive, duke ndihmuar të rinjtë të zhvillonin kompetencat për të marrë, interpretuar, dhe përdorur komente konstruktive. Gjithashtu, ata fituan aftësi në planifikimin e biznesit dhe hartimin e planeve të qëndrueshme për tregun. Pjesëmarrja në programet e "Garancia Rinore për Zhvillim" ofroi mundësi të shtuara për eksplorim dhe zhvillim të tyre në fushën e sipërmarrjes, duke shtuar vlerë në rrugën e tyre profesionale.

 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list