Pre-Incubation në Pogradec: Nxitja e Start-up-ve dhe Zhvillimi Profesional i të Rinjve

Në datën 15 dhjetor 2023, ishim në qytetin e Pogradecit, ku një grup energjik vajzash morën pjesë në një trajnim të organizuar nga GADC (Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim). Ky trajnim u mbajt në kuadër të projektit "Leaving the past behind: Building Resilience to violent extremism through support and education," i cili drejtohet nga Linja e Këshillimit për Gratë dhe Vajzat (CLWG) dhe financohet nga Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF).

Qëllimi i këtij takimi ishte nxitja e iniciativave dhe zhvillimi i aftësive profesionale në fushën e start-up-ve, duke ofruar një perspektivë të qartë për shfrytëzimin e mundësive të biznesit. Pjesëmarrësit u njohën me thelbin dhe qëllimin e takimit, i cili përqendrohej gjithashtu në vlerësimin e situatës së tanishme në arsim, nivelin e punësimit dhe aftësitë profesionale të të rinjve.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit moren informacion të rëndësishëm lidhur me programin e Garancisë Rinore të drejtuar nga Agjensia Kombëtare e Punësimit. Ato patën mundësinë për të thelluar njohuritë dhe për tu angazhuar aktivisht në këtë program, duke shtuar vlerë në zhvillimin e tyre personal dhe profesional.

Ky trajnim në Pogradec gjithashtu u fokusua në rëndësinë e përkushtimit ndaj zhvillimit të inovacionit dhe start-up-ve, duke theksuar se kjo nisje pozitive do të kontribuojë në përmirësimin e situatës ekonomike dhe profesionale të të rinjve në qytetin e Pogradecit.

Duke ndjekur rrugën e aktiviteteve të ngjashme me trajnimet e mëparshme në Shkodër dhe Elbasan, ky aktivitet në Pogradec synon të ndihmojë të rinjtë të krijojnë biznese inovative dhe të kontribuojë në përmirësimin e shoqërisë, duke luftuar kundër ekstremizmit të dhunshëm. 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list