Lufta kundër Ekstremizmit të Dhunshëm: Ndikimi Pozitiv i Trajnimeve të GADC në Elbasan

Në datën 14 dhjetor 2023, një grup i përbërë nga të rinj të papunë si dhe të sapo punësuar,  mori pjesë në trajnimin e rradhës të organizuar nga GADC në Elbasan. Qëllimi i këtij takimi ishte nxitja e iniciativave dhe zhvillimi i aftësive profesionale në fushën e start-up-ve.

Pjesëmarrësit janë njohur me thelbin dhe qëllimin e takimit, i cili ishte edhe i përqendruar në vlerësimin e situatës së tanishme në arsim, nivelin e punësimit dhe aftësitë profesionale të të rinjve si edhe kontributin e te gjitheve kunder ekstremizmit te dhunshem. Ndekohe qe qëllimi kryesor ishte prezantimi i programit "Pre-Incubation" dhe ofrimi i një perspektive të qartë për shfrytëzimin e mundësive të biznesit. Gjithashtu, pjesëmarrësit moren informacion të rëndësishëm lidhur me programin e Garancisë Rinore të drejtuar nga Agjensia Kombëtare e Punësimit, duke i dhënë atyre mundësinë për të thelluar njohuritë dhe per tu angazhuar aktivisht në këtë program.

Një moment mjaft i mire ishte edhe ndarja e përvojës nga një prej pjesëmarrësve, një vajze e suksesshme e një biznesi me prodhime artizanale. Ajo ka ndarë me kolegët rrugën e saj drejt suksesit dhe zgjerimit të veprimtarisë prodhuese bazuar ne pre-inkubim.

Përtej të gjithave, rëndësia e përkushtimit ndaj zhvillimit të inovacionit dhe start-up-ve është theksuar gjatë gjithë takimit. Kjo nisje pozitive do të kontribuojë në përmirësimin e situatës ekonomike dhe profesionale të të rinjve në Elbasan. Ky takim shërben si një hap i parë drejt një rrugëtimi pozitiv për zhvillimin e komunitetit dhe krijimin e një mjedisi të sigurt, duke kontribuar gjithashtu në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. 

Ky trajnim është realizuar në kuadër të projektit "Leaving the past behind: Building Resilience to violent extremism through support and education." Me zhvillimin nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC), këtë program e drejton Linja e Këshillimit për Gratë dhe Vajzat (CLWG) dhe financohet nga Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF). 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list