V në SHqiperi!

VJEN PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI V. (E NJOHUR MË PARË SI EVE ENSLER)!

Artiste dhe aktiviste feministe amerikane me famë botërore. Pjesa e saj teatrale “Monologjet e Vaginës” e shkruar në vitin 1996 u përkthye dhe u shfaq në 35 gjuhë, dhe i dha jetë Ditës V (V-Day), një lëvizje globale aktivizmi për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave në botë.


Nuk është e kollajtë ta përcaktosh V.! Ajo ka ngritur zërin, ka qenë në rradhë të parë të
protestave, ka shërbyer në qendra ndihme, ka lobuar qeveri e organizma ndërkombëtarë, dhe ka shkruar pjesë teatrale, skenarë filmash, artikuj e libra mbi dhimbjet e fitoret e grupeve të ndryshme shoqërore që kanë mbijetuar shkeljen e të drejtave të tyre: që nga viktimat e padijes dhe diskriminimit që shoqëruan pandeminë e HIV/AIDS, tek gratë dhe vajzat viktima të përdhunimit në të gjithë botën, duke përfshirë gjatë luftrave në ish-Jugosllavi në vitet 1990, e deri tek viktimat e krimeve mjedisore.

MOS E HUMBISNI RASTIN TË MERRNI PJESË E TË KONTRIBUONI NË DY AKTIVITETE TË VEÇANTA ME V.!

ÇFARË: Shfaqja “Monologjet e Vaginës” në prani të autores V. (e njohur më parë si Eve Ensler)
KUR: E mërkurë, 22 nëntor, 2023, ora 18:30
KU: Teatri Kombëtar (ArTurbina, Tiranë)

ÇFARË: Bisedë me V. (e njohur më parë si Eve Ensler)
KUR: E enjte, 23 nëntor, 2023, ora 18:30
KU: Qendra Destil, Tiranë


Ju lutemi, konfirmoni pjesëmarrjen në të dyja aktivitetet ose në njërin prej tyre, deri në fund të ditës më 20 nëntor 2023, në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin: +355 69 850 3707

Ju mirëpresim!

FteseperaktivitetemeV.(EveEnsler)_22dhe23nentor_2023 PDF DOCUMENT

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list