Fokus Grupe me qytetaret e Tiranes - Viti i katert i Monitorimit te Kontrates Sociale 2019-2023

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, pjesë e Rrjetit POP (Perballja e Ofertave Politike), ka kryer një angazhim të madh gjatë muajit tetor të vitit 2023 duke organizuar 10 Fokus Grupe me qytetarët nga Njesitë Administrative të ndryshme të Bashkisë së Tiranës. Këto takime në terren kanë shërbyer si platformë për diskutim mbi adresimin e prioriteteve të Kontratës Sociale POP Tirana 2019-2023. Qëllimi kryesor ishte identifikimi i arritjeve dhe adresimi i prioriteteve nga bashkia gjatë katër viteve të kaluara, si dhe diskutimi i prioriteteteve për të ardhmen.

Raporti i katërt i monitorimit nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim ofron një vështrim të hollësishëm mbi përmbushjen e Kontratës Sociale POP Tirana 2019-2023 në Bashkinë e Tiranës. Duke ofruar të dhëna të verifikuara dhe analiza të thelluara, ky dokument do të jetë një mjet i rëndësishëm për vlerësimin e politikave lokale dhe për të siguruar që nevojat e komunitetit të adresohen në mënyrë të plotë dhe efikase.

Rjeti POP mbeshtetet nga Olof Palme International Centre; Qeveria e Suedise dhe National Enwdoment for Democracy. 

 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list