Trajnim me gra sipërmarrëse mbi Tregtine Elektronike

26.10.2023 Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim në kuadër të projektit "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe Perspektiva Gjinore në Zinxhirin e Vlerave të Biznesit", mbajti në bashkëpunim me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) një trajnimi mbi tregtinë elektronike për gratë sipërmarrëse, kryesisht artizane dhe gra të sektorit të mikpritjes, hoteleri-turizëm.  

Projekti mbështetet nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Tiranë. Ky projekt ka për qëllim të përmirësojë qasjen e grave sipërmarrëse në tregun e biznesit dhe t'i fuqizojë ato, duke reduktuar pasiguritë që përjetojnë në zhvillimin e biznesit të tyre.

Ky trajnim u drejtua nga trajneria Greta Harapaj përvojë të gjatë në sektorin e-commerce dhe ka punuar në të gjitha fushat e tij të veçanta. Gjatë trajnimit gratë u njohën me konceptet e tregtisë elektronike, mundësitë që ofron tregtia online, shembuj suksesi dhe metodat se si gratë mund të bëhen pjesë e platformave online të shitjeve. Gjatë trajnimit gratë patën mundësinë të punonin në grupe dhe individualisht për të përcaktuar dhe identifikuar niche-n e biznesit të tyre, në mënyrë që të zhvillojnë shitjet online dhe të kenë sukses në arritjen e klientëve dhe tregjeve të reja. 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list