Trajnim me Gra Sipërmarrëse në Ndroq

11.10.2023 

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim po zbaton projektin "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe Perspektiva Gjinore në Zinxhirin e Vlerave të Biznesit", përmes të cilit synon të adresojë çështjet e barazisë gjinore dhe fuqizimit ekonomik të grave sipërmarrëse në kontekstin e pandemisë COVID-19 dhe ndryshimeve klimatike. Projekti mbështetet nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Tiranë.

Ky projekt ka për qëllim të përmirësojë qasjen e grave sipërmarrëse në tregun e biznesit dhe t'i fuqizojë ato, duke reduktuar pasiguritë që përjetojnë në zhvillimin e biznesit të tyre.

Në datën 11.10.2023, u zhvillua trajnimi i radhës në Ndroq, me gra në biznes banuese të kësaj njësie administrative.

Trajnimi u përqendrua në njohuritë e aksesit financiar, buxhetimit, produkteve bankare, zinxhirit të vlerave dhe produkteve të sigurimeve.  Pjesëmarrëset në trajnim morën informacion dhe udhëzime të vlefshme që do t'i ndihmojnë të marrin vendime të informuara në zhvillimin e biznesit të tyre. gjithashtu u udhëzuan në lidhje me mënyrat se si mund të tejkalojnë pengesat, të ndërtojnë rrjetin e tyre dhe të shfrytëzojnë mundësitë për bashkëpunim. Ky trajnim është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit dhe fuqizimit ekonomik të grave sipërmarrëse në Ndroq.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list