Mentorimi Social për Integrimin në Punë të Grupeve të Disavantazhuara – Trajnimi i Orientimit për Mentorët

12-14 Tetor 2023

Sfidat me të cilat përballen grupet e margjinalizuara dhe emigrantët shqiptarë të rikthyer janë të konsiderueshme. Ata përballen me papunësi, izolim e diskriminim dhe grave dhe vajzave u bie barra më e rëndë e këtyre vështirësive.

Ky është një udhëtim i thellë emocional për ta, mes përpjekjeve për t’u riintegruar në shoqëri, përballjes me diskriminimin gjinor dhe mungesës së qasjes në punësim.

Në GADC, ne besojmë në zgjidhje reale. Prandaj me kënaqësi shpallim nisjen e një programi special për përgatitjen e Mentorëve Socialë. Grupi i mentorëve të përzgjedhur u mblodh për të realizuar Modulin e Orientimit në Pogradec nga data 12 deri më 14 tetor. Kemi mbledhur një grup prej 10 profesionistësh të cilët do të trajnohen për t’u bërë ekspertë në mentorim dhe të gatshëm për t’i fuqizuar këto gra dhe vajza. Ky është vetëm hapi i parë, pasi ai do të ndiqet nga katër module të tjera dhe përgatitje në bashkëpunim të ngushtë me krijuesit me përvojë të gjatë të metodologjisë së mentorimit social, organizata "PUBLIC" nga Maqedonia e Veriut.

Misioni ynë është i qartë – t’i ndihmojmë punëkërkuesit të gjejnë dhe fillojnë punë duke ua rritur vetëbesimin, duke përmirësuar aftësitë e buta të tyre dhe duke i ndihmuar në kapërcimin e pengesave administrative. Duke ofruar mbështetjen e nevojshme, synojmë të krijojmë një urë mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve.

Ky trajnim mbështetet nga Projekti Rajonal për Përfshirjen Sociale të Grupeve të Disavantazhuara në Ballkanin Perëndimor, nga GIZ Albania.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list