Trajnim me Gra Sipërmarrëse në Dajt

10.10.2023

Në kuadër të projektit "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe Perspektiva Gjinore në Zinxhirin e Vlerave të Biznesit", i mbështetur nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Tiranë, GADC po zhvillon një seri trajnimesh me gra sipërmarrëse në njësi të ndryshme administrative të Tiranës, me qëllimin për të përmirësuar aksesin e grave në tregun e biznesit, për t'i fuqizuar ato dhe për të reduktuar pasiguritë që përjetojnë në zhvillimin e biznesit të tyre.

Ky projekt synon të adresojë çështjet e barazisë gjinore dhe fuqizimit ekonomik të grave sipërmarrëse në kontekstin e pandemisë COVID-19 dhe ndryshimeve klimatike.

Trajnimi i radhës u zhvillua më 10 tetor në Dajt, me pjesëmarrjen e grave sipërmarrëse të kësaj zone që drejtojnë bizneset e veta. Përmes këtij trajnimi, gratë u informuan mbi aksesin financiar, buxhetimin, produktet bankare, zinxhirin e vlerave dhe produktet e sigurimeve. Synojmë që, me anë të këtyre njohurive dhe udhëzimeve, gratë sipërmarrëse të mund të marrin vendime të informuara dhe të kapërcejnë pengesat në zhvillimin e biznesit.

 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list