Trajnim me Gra në Biznes në Krrabë

5.10.2023

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, në kuadër të projektit "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe Perspektiva Gjinore në Zinxhirin e Vlerave të Biznesit", i cili mbështetet nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Tiranë, po zhvillon një seri trajnimesh me gra sipërmarrëse në njësi të ndryshme administrative të Tiranës, duke pasur si synim të përmirësojë aksesin e grave në tregun e biznesit, t'i fuqizojë ato dhe të reduktojë pasiguritë që përjetojnë në zhvillimin e biznesit të tyre.

Nëpërmjet këtij projekti, synojmë të adresojmë çështjet e barazisë gjinore dhe fuqizimit ekonomik të grave sipërmarrëse në kontekstin e pandemisë COVID-19 dhe ndryshimeve klimatike.

Trajnimi i radhës u zhvillua më 5 tetor në Krrabë, me gra të kësaj zone që drejtojnë bizneset e veta. Në trajnim, gratë morën informacion mbi aksesin financiar, buxhetimin, produktet bankare, zinxhirin e vlerave dhe produktet e sigurimeve. Synojmë që, me anë të këtyre njohurive dhe udhëzimeve, gratë sipërmarrëse të mund të marrin vendime të informuara dhe të kapërcejnë pengesat në zhvillimin e biznesit.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list