Trajnim me gra sipërmarrëse në Farkë

29.09.2023 

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim prej muajsh po zbaton projektin "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe Perspektiva Gjinore në Zinxhirin e Vlerave të Biznesit", i cili synon të adresojë çështjet e barazisë gjinore dhe fuqizimit ekonomik të grave sipërmarrëse në kontekstin e pandemisë COVID-19 dhe ndryshimeve klimatike. Në kuadër të këtij projekti, GADC po zhvillon një seri trajnimesh me gra sipërmarrëse në njësi të ndryshme administrative të Tiranës, duke pasur si synim të përmirësojë aksesin e grave në tregun e biznesit, t'i fuqizojë ato dhe të reduktojë pasiguritë që përjetojnë në zhvillimin e biznesit të tyre.

Trajnimi më i fundit u zhvillua më 29.09.2023 në Farkë, ku grave sipërmarrëse iu ofruan njohuri mbi aksesin financiar, buxhetimin, produktet bankare, zinxhirin e vlerave dhe produktet e sigurimeve. Pjesëmarrëset morën gjithashtu informacion dhe udhëzime që do t'i ndihmojnë të marrin vendime të informuara dhe të kapërcejnë pengesat në zhvillimin e biznesit.

Projekti mbështetet nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Tiranë.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list