Trajnimi "Talent në Biznes" për Gratë Sipërmarrëse në Tiranë

Qendra "Aleanca Gjinore per Zhvillimi" ka organizuar në Tiranë në datat 14 - 15 shtator 2023 trajnimin dy ditor “Talent në Biznes për gratë sipërmarrëse”.

Trajnimi u drejtua nga ekspertet e organizatës holandeze "Brilliant Entreprenerus" me shumë vite eksperiencë në mbështetje të grave sipërmarrëse. Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe Perspektiva Gjinore në Zinxhirin e Vlerave të Biznesit", i cili synon të adresojë çështjet e barazisë gjinore dhe fuqizimit ekonomik të grave sipërmarrëse në kontekstin e pandemisë COVID-19 dhe ndryshimeve klimatike.

Projekti mbështetet nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Tiranë.

Në këtë trajnim morën pjesë 21 gra në biznes nga Tirana që zhvillojnë biznesin e tyre në fusha të ndryshme. Në përfundim të ditës së dytë të trajnimit, aktiviteti u nderua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane; Zëvendës Kryetares së Bashkisë Tiranë, znj. Keti Luarasi; dhe znj. Desarta Rapushaj, Drejtoreshë e SME dhe Projekteve, AIDA.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list