Trajnim me gra sipërmarrëse në Vaqarr

19.07.2023 Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim po zbaton projektin "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe Perspektiva Gjinore në Zinxhirin e Vlerave të Biznesit", përmes të cilit synon të adresojë çështjet e barazisë gjinore dhe fuqizimit ekonomik të grave sipërmarrëse në kontekstin e pandemisë COVID-19 dhe ndryshimeve klimatike. Projekti mbështetet nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Tiranë.

Ky projekt po zhvillohet me qëllimin për të përmirësuar qasjen e grave sipërmarrëse në tregun e biznesit, për t'i fuqizuar ato dhe për të reduktuar pasiguritë që përjetojnë në zhvillimin e biznesit të tyre. Në këtë kuadër, po zhvillojmë një seri trajnimesh me gra sipërmarrëse në njësi të ndryshme administrative të Tiranës.

Trajnimi i radhës ishte më 19.07.2023 në Vaqarr, ku gratë morën njohuri mbi aksesin financiar, buxhetimin, produktet bankare, zinxhirin e vlerave dhe produktet e sigurimeve. Gjithashtu, atyre iu ofrua informacion dhe udhëzime për t’i ndihmuar të marrin vendime të informuara dhe të tejkalojnë pengesat në zhvillimin e biznesit.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list