Trajnim mbi Zhvillimin e Biznesit me Gratë Sipërmarrëse të Njësisë nr. 4, Tiranë

09.06.2023 Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim po zbaton projektin "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe Perspektiva Gjinore në Zinxhirin e Vlerave të Biznesit" me qëllim të adresimit të çështjeve të barazisë gjinore dhe fuqizimit ekonomik të grave sipërmarrëse në kontekstin e pandemisë COVID-19 dhe ndryshimeve klimatike.

Projekti mbështetet nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Tiranë.

Qëllimi i projektit është të përmirësojë qasjen e grave në tregun e biznesit dhe t'i fuqizojë ato si sipërmarrëse, duke krijuar një ndryshim pozitiv dhe ofruar inkurajim dhe frymëzim për gratë me talent sipërmarrës.

Kjo synon të fuqizojë ekonomikisht gratë dhe të ulë nivelin e pasigurisë që përjetojnë. Trajnimi i fundit u mbajt në datën 09.06.2023 në Hotel Victoria me pjesëmarrjen e grave në biznes në njësinë administrative nr. 4 dhe stafit të njësisë administrative. Trajnimi u fokusua në ndarjen e njohurive në fushën e aksesit financiar, buxhetimit, produkteve bankare, zinxhirit të vlerave dhe produkteve të sigurimeve.

Ky trajnim ofroi informacion dhe udhëzime për të ndihmuar gratë të marrin vendime dhe të tejkalojnë pengesat në zhvillimin e biznesit. Përveç trajnimeve, projekti promovon krijimin e një mjedisi të inkurajues për diskutim dhe bashkëpunim, duke lejuar gratë të ndajnë përvojat e tyre, të mësojnë nga njëra-tjetra dhe të zhvillojnë strategji inovative për të përparuar në zhvillimin e biznesit.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list