Trajnim me Gratë Sipërmarrëse të Njësisë Administrative nr. 1 në Tiranë

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim po zbaton prej muajsh projektin "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe Perspektiva Gjinore në Zinxhirin e Vlerave të Biznesit". Synimi i këtij projekti është të adresojë çështjet e barazisë gjinore dhe fuqizimit ekonomik të grave në kontekstin e pasojave dhe sfidave të pandemisë COVID-19 dhe ndryshimeve klimatike.

Projekti mbështetet nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Tiranë.

Gjatë periudhës së pandemisë dhe sfidave të ndryshimeve klimatike, gratë janë përballur me pasiguri të mëdha dhe pengesa në përpjekjet e tyre për të arritur suksesin ekonomik. Në kohën kur gratë ballafaqohen me pasiguri dhe pengesa të mëdha në përparimin e tyre ekonomik, projekti synon të përmirësojë qasjen e tyre në tregun e biznesit dhe t'i fuqizojë ato si sipërmarrëse. Kjo iniciativë ka për qëllim të krijojë një ndryshim pozitiv dhe të shërbejë si burim inkurajimi dhe frymëzimi për gratë me vullnet dhe talent sipërmarrës. Qëllimi kryesor i projektit është të fuqizojë ekonomikisht gratë dhe të ulë nivelin e pasigurisë që përjetojnë.

Duke kryer një analizë gjinore të zinxhirit të vlerave të biznesit në disa sektorë, synojmë të identifikojmë sfidat dhe mundësitë për gratë sipërmarrëse. Përmes trajnimeve dhe ndarjes së njohurive në fushën e financave të biznesit, produkteve bankare, zinxhirit të vlerave dhe rëndësisë së tij, si dhe produkteve të sigurimeve, ne do t'i ndihmojmë ato të marrin vendime të informuara dhe të tejkalojnë pengesat në zhvillimin e biznesit.

Në kuadër të projektit, kemi organizuar më 1 qershor 2023 trajnimin e radhës me gra në biznes në njësinë nr. 1 në Tiranë, ku kemi përqendruar vëmendjen tek: identifikimi i grupit të synuar të klientëve dhe qasja ndaj tyre, buxhetimi & aksesi në financë, njohuritë mbi produktet bankare dhe sigurimet, si dhe menaxhimi strategjik i burimeve njerëzore.

Përmes njohurive të marra gjatë trajnimit, gratë sipërmarrëse kanw marrw informacion më të detajuar mbi menaxhimin e financave. Njohuritë mbi tregun dhe produktet e sigurimeve për të kuptuar se si funksionon tregu i sigurimeve dhe cilat janë produktet e tij, ndihmojnë në përballimin e risqeve në mënyrë të suksesshme.

Planifikimi dhe zhvillimi i burimeve njerëzore ishin aspekte të tjera të rëndësishme të trajnimit. Nëpërmjet këtij trajnimi, gratë mësuan të kryejnë kalimin nga asetet njerëzore në investimet njerëzore, duke i menaxhuar burimet e tyre njerëzore me më shumë efikasitet dhe duke krijuar një ambient pune të motivuar dhe produktiv.

Përveç trajnimeve, projekti promovon krijimin e një mjedisi inkurajues për diskutim dhe bashkëpunim. Gratë do të kenë mundësinë të ndajnë përvojat e tyre, të mësojnë nga sukseset dhe sfidat e njëra-tjetrës, duke zhvilluar strategji inovative dhe gjetur zgjidhje të reja për të avancuar në zhvillimin e biznesit.

 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list