Promovimi i Studimit: "Vlerësimi i Mjedisit për Sipërmarrjen e Grave në Shqiperi"

"Gratë shqiptare drejtojnë - AJO DREJTON"

Ditën e hënë, më 12 qershor 2023, kishim kënaqësinë të organizonim një event të rëndësishëm! Qendra "Aleanca Gjinore për Zhvillim" ka promovuar studimin e fundit, "Vlerësimi i Mjedisit për Sipërmarrjen e Grave në Shqipëri". Në këtë aktivitet, morën pjesë përfaqësues të qeverisë shqiptare, të organizatave të biznesit, të akademisë, të medias, gra dhe vajza sipërmarrëse, organizata të shoqërisë civile dhe ekspertë ligjore, të biznesit . Gëzohemi që u nderuam me pjesëmarrjen e personaliteteve të shquara si zonja Belinda Balluku, Zëvendëskryeministre e Shqipërisë, Ambasadori i Ambasadës së Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri, z. Reinout Vos dhe zonja Milva Ekonomi, Ministre e Shtetit për Standartet dhe Shërbimet.

Ky aktivitet kishte disa qëllime kryesore:

Promovimin e studimit kërkimor: "Vlerësimi i Mjedisit për Sipërmarrjen e Grave në Shqipëri". Nëpërmjet fakteve dhe analizave, kemi përfituar njohuri të reja dhe objektive mbi këtë fushë të rëndësishme.

Prezantimin e udhërrëfyesit për zhvillimin e sipërmarrjes së grave në Shqipëri. Kemi prezantuar strategji dhe ide inovative që kanë për qëllim të nxisin rritjen dhe suksesin e grave në botën e biznesit.

Advokimin për angazhimin e Qeverisë së Shqipërisë në lidhje me zhvillimin dhe mbeshtetjen e sipërmarrjes së grave. Bashkëpunimi mes shoqërisë civile, ekspertëve dhe pushtetit vendor dhe qendror është thelbësor për të krijuar një mjedis të favorshëm dhe të barabartë për të gjitha gratë sipërmarrëse.

Krijimin e hapësirës për rrjetëzim kombëtar dhe rajonal të grave sipërmarrëse. Nëpërmjet lidhjeve dhe bashkëpunimit, do të krijojmë mundësi të reja për zhvillim dhe rritje të biznesit të grave në të gjithë Shqipërinë, etj. 

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit "Ajo Drejton - Një projekt kushtuar grave sipërmarrëse shqiptare", i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri përmes programit MATRA. 

Klikoni këtu për të lexuar studimin në gjuhën shqipe

Click here to read the study in English 

Ju ftojmë të na ndiqni edhe në mediat sociale për të mësuar më shumë rreth mundësive dhe sfidave të grave sipërmarrëse në Shqipëri.  

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list