Tryezë Diskutimi: “Dhuna dhe Seksizmi ndaj Grave e Vajzave në Politikë”

Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC) dhe Fondacioni Westminster për Demokraci (WFD) ju ftojnë të merrni pjesë në tryezën e diskutimit “Dhuna dhe Seksizmi ndaj Grave e Vajzave në Politikë.”  Ky event do të organizohet në format hybrid sipas detajeve të mëposhtme:

Data:               26.04.2023
Ora:                 10:00 – 12:30
Vendi:             Hotel Tirana International (Salla Onufri)
Online:            https://us02web.zoom.us/j/82026379679 Meeting ID: 820 2637 9679

Dhuna dhe seksizmi në politikë prek të drejtat e njeriut të grave dhe vajzave që vendosin të marrin pjesë si anëtare në partitë politike, apo të kandidojnë në pozicione të ndryshme brenda partisë apo gjatë proceseve zgjedhore. Dhuna ndaj grave në politikë gjithashtu pengon zhvillimin e përparimin e tyre në skenën politike apo publike dhe ndikon në performancën e tyre duke I shtyrë të dorëhiqen.

Për të diskutuar për këto çështje të rëndësishme dhe për më tepër tani gjatë fushatës elektorale të 14 Majit 2023 si dhe për të promovuar faqen https://stopvawp.al/ dhe numrin jeshil 08001818 për të raportuar dhunën dhe seksizmin ndaj grave në politikë do të mblidhemi në një tryezë diskutimi sipas rendit të ditës më poshtë.

Ky aktivitet organizohet me mbështetjen e Fondacionit Westminster për Demokraci dhe Ambasadës Britanike në Tiranë.

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj duke shkruar në adresën e email [email protected] 

Ju mirëpresim!

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list