Sesionet vijuese të trajnimit "Talent në Biznes"

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, në kuadër të projektit "Ajo Drejton", të mbështetur nga Qeveria Holandeze dhe Ambasada Holandeze në Shqipëri, ka vazhduar përpjekjet e saj për të fuqizuar gratë sipërmarrëse në Shqipëri. Në datat 9 dhe 10 maj, organizuam dy sesione online në vijim të trajnimit “Talent në Biznes” organizuar në Durrës më 2-3 shkurt 2023. Kjo ishte një mundësi e rëndësishme për gratë sipërmarrëse të ndajnë eksperiencat dhe të mësojnë strategjitë e fundit nga ekspertët e organizatës holandeze "Brilliant Entrepreneurs".

Kjo iniciativë është një angazhim i rëndësishëm për të ndihmuar gratë në Shqipëri të zhvillojnë sipërmarrjen e tyre. Me fokus në krijimin e një mjedisi të favorshëm dhe nxitjen e sipërmarrjes së grave, projekti synon të përmirësojë angazhimin e aktorëve dhe kompanive financiare për të mbështetur sipërmarrjen e grave shqiptare.

Në këto sesione, ne diskutuam objektivat afatshkurtër dhe afatgjatë të vendosura në trajnimin e shkurtit dhe sa kishin arritur gratë sipërmarrëse t'i ndryshonin ose përshtatnin me kalimin e kohës. Fokusi në vendosjen e objektivave dhe gjetjen e momentit për ti ndryshuar apo përshtatur ato, është thelbësore për suksesin e sipërmarrjes. Me këto trajnime, ne synojmë të ndihmojmë gratë sipërmarrëse të rrisin aftësitë dhe të arrijnë qëllimet e tyre.

Si Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, ne besojmë se të gjithë duhet të jemi të përkushtuar për të ndihmuar gratë në Shqipëri të rriten dhe të zhvillohen në botën e biznesit. Ky është një mision i rëndësishëm dhe jemi të lumtur që mund të ndajmë eksperiencën dhe njohuritë tona me gratë sipërmarrëse në Shqipëri.

#SheLeads #AjoDrejton #AlbanianWomen #business #women #Network

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list