Platforma për Denoncimin e Dhunës ndaj Grave në Politikë

Gratë dhe vajzat duhet të kenë të drejtën për të qenë pjesë e procesit politik dhe të vendosin për të ardhmen e vendit tonë. Por, në Shqipëri, kjo nuk është gjithmonë e lehtë. Dhuna ndaj grave dhe vajzave në politikë vazhdon të jetë një problem serioz që ndikon në demokracinë tonë.

Si përpjekje për të adresuar këtë problematikë, "Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim", me mbështetjen e Fondacionit Westminster për Demokraci dhe Ambasadës Britanike në Tiranë ka krijuar një faqe interneti me një mekanizëm raportues https://stopvawp.al/ që do të mbledhë të dhëna për incidentet e dhunës ndaj grave gjatë zgjedhjeve vendore 2023.

Ju ftojmë të vizitoni faqen tonë të internetit dhe të raportoni incidente të dhunës ndaj grave në zgjedhjet vendore 2023 në Shqipëri nëpërmjet dy mënyrave:

1. Duke raportuar në formularin online: https://stopvawp.al/formulari-online/
2. Duke telefonuar në numrin jeshil pa pagesë: 0800 18 18

Si aktivistë për të drejtat e grave dhe vajzave, ne e dimë se sa e rëndësishme është që këto zëra të dëgjohen dhe të respektohen në politikë. Por, për të arritur këtë, duhet të sigurohemi se gratë dhe vajzat janë të sigurta dhe të mbrojtura nga dhuna dhe abuzimi. Ndaj, ju ftojmë të na bashkoheni në luftën kundër dhunës ndaj grave në politikë në Shqipëri.

Duke raportuar incidentet e dhunës dhe duke ndihmuar në parandalimin e tyre, ne mund ndihmojmë në ndryshimin e kulturës së politikës në Shqipëri dhe në promovimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë për të gjithë. Ndaj, bashkohuni me ne në këtë betejë kundër dhunës ndaj grave në politikë!

WFD Western Balkans
#stopVAWP

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list