Trajnimi i Ekspertëve - Analiza e Zinxhirit të Vlerave të Ndjeshme Gjinore

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) organizoi së fundmi një trajnim dy-ditor për ekspertët mbi analizën e zinxhirit të vlerës me ndjeshmëri gjinore. Trajnimi, i mbajtur në datat 24-25 Mars 2023, ishte pjesë e projektit “Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe perspektiva gjinore në zinxhirin e vlerave të biznesit” mbështetur nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit.

Qëllimi i projektit është fuqizimi i grave sipërmarrëse në Bashkinë e Tiranës dhe përgatitja e një grupi ekspertësh për t'u bërë trajnere dhe eksperte të ardhshme në analizën e zinxhirit të vlerave me ndjeshmëri gjinore. Ky projekt jo vetëm që do t'u mundësojë grave të marrin role më aktive në shoqërinë shqiptare, por gjithashtu do të ndihmojë ekspertët për të kryer sesione trajnimi dhe analiza gjinore brenda territorit të Bashkisë së Tiranës.

Trajnimi i ekspertëve u krye nga znj. Anna Lentink, një eksperte ndërkombëtare në analizën e zinxhirit të vlerave me ndjeshmëri gjinore. Pjesëmarrësit morën njohuri solide mbi metodologjinë e analizës së zinxhirit të vlerave të ndjeshme gjinore (GSVCA), diskutuan temën e zinxhirit të vlerave të biznesit dhe prespektivës gjinore, si dhe përmirësuan njohuritë e tyre mbi sfidat me të cilat përballen gratë në biznes, duke përfshirë sfidat për shkak të Covid-19 dhe ndryshimet klimatike. Pjesëmarrësit shkëmbyen gjithashtu ide të reja për të kapërcyer pengesat me të cilat përballen bizneset dhe përgatitën një plan për analizën e GSVCA që do të kryhet.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është fuqizimi i grave sipërmarrëse të ndryshme që kanë qenë përfituese të granteve të shpërndara nga bashkia gjatë 4 viteve të fundit, si dhe grave që bëjnë biznes brenda Bashkisë së Tiranës. Ky trajnim ka ndihmuar në promovimin e projektit "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe perspektiva gjinore në zinxhirin e vlerave të biznesit" dhe shkëmbimi i informacionit rreth aktiviteteve kryesore të projektit dhe afatit kohor mbi metodologjinë e projektit të zinxhirit të vlerave të ndjeshme gjinore.

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) beson se fuqizimi i grave sipërmarrëse është thelbësor për zhvillimin ekonomik dhe barazinë gjinore. Qendra do të vazhdojë të organizojë programe të trajnimi për të mundësuar pjesëmarrjen e më shumë grave sipërmarrëse në rritjen ekonomike të Bashkisë së Tiranës.

 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list