Strategjitë e marketingut dhe fuqizimi i zinxhirit të vlerave të biznesit për gratë sipërmarrëse në Tiranë

16 Mars 2023, në Kalanë e Tiranës u zhvillua seanca e radhës e trajnimit, pas një sërë trajnimesh për ngritjen e kapaciteteve në marketing me gra sipërmarrëse në Bashkinë e Tiranës. Ky trajnim i veçantë u fokusua në teknikat, strategjitë dhe komponentët e marketingut dhe u organizua si pjesë e projektit "Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe perspektiva gjinore në zinxhirin e vlerave të biznesit".

Projekti mbështetet nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit dhe zhvillohet nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, dhe synon të fuqizojë gratë sipërmarrëse në Tiranë dhe të rrisë pjesëmarrjen e tyre në zinxhirin e vlerave të biznesit vendas.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë rreth strategjive, teknikave dhe komponentëve të marketingut, me fokus të veçantë se si të promovojnë në mënyrë efektive bizneset e tyre te klientët potencial. Gjithashtu, u prezantua koncepti i zinxhirit të vlerave të një biznesi nga perspektiva gjinore, duke theksuar rëndësinë e praktikave të përgjegjshme gjinore në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Sesione të ngjashme trajnimi do të organizohen në të ardhmen me grupe të tjera të grave sipërmarrëse në Tiranë, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të promovuar fuqizimin ekonomik të grave dhe barazinë gjinore në rajon.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list