Kontrata Sociale 2023: Fokus grup me qytetaret Nj.A. nr. 2 Tirane

28.2.2023: Ne kuader te POP – Perballja e Ofertave Politike vijojme filluar pergatitjet per Forumet Publike mes qytetareve dhe kandidateve per kryetare bashkie per zgjedhjet vendore 2023. Stacioni i pare jane fokus grupet me qytetaret per te prioritizuar nevojat e tyre ne zonat ku banojne per perpilimin e Kontrates Sociale, e cila do ti prezantohet kandidateve gjate muajit Prill 2023. Ne date 28.2.2023 Qendra Aleanca Gjinore per Zhvillimi ishte me banoret e Njesise Administrative numer 2 ne Bashkia Tiranë ku analizuam arritjet e dritanishme dhe diskutuam nevojat e komunitetit bazuar ne kater shtylla kryesore:

Infrastruktura dhe Sherbimet Publike – Banoret e kesaj njesie vleresojne punen por kerkojne nderhyrje ne adresa specifike në rrugët: Shyqyri Ishmi (prapa zyrave të njësisë administrative); rrugët e ndërmjetme nga Zonja Çurre te shkolla Mihal Grameno; te Sali Nivica është asfalti i prishur; Petro Nini Luarasi te tregu elektrik; Fuat Toptani (me gropa); Budi.

Demokracia Vendore – Banoret vleresojne njoftimet dhe sherbimet qe ofron njesia administrative, por kane pak informacion sa i perket veprimtarise se Keshillit Bashkiak; Programit te Transparences apo regjistrit te kerkes/ankesave apo programit te transparences.

Zhvillimi Ekonomik Vendor – Pak informacion kane banoret sa i perket programeve per te rinjte apo sherbimeve per kete kategori. Programi i nxitjes se punesimit nuk njihet!

Dimensioni Social ne nivel vendor – Qytetaret e vleresojne punen e njesise administrative ne vecanti dhe bashkise ne teresi, por kane te nevojshem shtime te sherbimeve per kategori te ndryshme.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list